E Diel, 1 Nëntor 2026

“Jo dhunë por dialog politik”, ambasada e SHBA në Tiranë kundër protestave të opozitës

Protestat e opozitës dhe molotovët e përdorur gjatë tubimeve nuk e kanë mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Pyetur nga Vizion Plus, Ambasada Amerika u shpreh se mosmarrëveshjet duhet të zgjidhem përmes dialogut konstruktiv.

“Ne i inkurajojmë të gjithë aktorët politikë të refuzojnë dhunën politike dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre përmes angazhimit konstruktiv dhe mjeteve paqësore e të ligjshme”, shprehet ambasada e SHBA në Tiranë.

Në protestën e 20 shkurtit, protestuesit hodhën molotovë në kryeministri, Parlament por edhe në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha e cila tashmë është kthyer në një shtëpi arti ndërsa artistë të huaj qëndronin brenda godinës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›