Përfundon mbledhja e Edi Ramës me deputetët e Tiranës në PS / Çfarë u diskutua?

Mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët e qarkut të Tiranës, e zhvilluar në selinë e Partia Socialiste e Shqipërisë, ka përfunduar pak çaste më parë.
Sipas raportimeve, në takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Bashkia e Tiranës.
Mësohet se fokusi i mbledhjes ka qenë organizimi i strukturave partiake dhe forcimi i koordinimit të punës mes deputetëve dhe përfaqësuesve vendorë. Bëhet me dije se Rama ka kërkuar angazhim maksimal për adresimin e problematikave që kërkojnë zgjidhje në Tiranë.
Gjithashtu, është theksuar nevoja për intensifikimin e takimeve me qytetarët, anëtarësinë dhe simpatizantët e PS-së.
Kujtojmë se një ditë më parë, Rama zhvilloi një tjetër takim me Kryesinë e Partisë Socialiste.