E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Joao Neves tregon planet për të ardhmen, zbulon nëse do të largohet nga PSG

Mesfushori portugez, Joao Neves, ka shprehur dëshirën për të qëndruar te Paris Saint-Germain deri në fund të karrierës së tij, duke përjashtuar mundësinë e një transferimi në ndonjë kampionat tjetër evropian.

Futbollisti 22-vjeçar është shndërruar në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës franceze, duke u vlerësuar gjithashtu si njëri prej mesfushorëve të rinj më të mirë në futbollin botëror.


Neves ishte sërish protagonist në fitoren bindëse të PSG-së me rezultat 6-0 ndaj Villarrealit në Ligën e Kampionëve, ku arriti të shënojë edhe një gol.

Në një deklaratë për të ardhmen e tij, reprezentuesi portugez bëri të qartë se nuk e ka në plan të largohet nga Parisi, pavarësisht interesimit që mund të vijë nga klubet e tjera.

“Joao dëshiron të qëndrojë këtu gjatë gjithë karrierës së tij. Nuk e kam si objektiv të shkoj në Spanjë apo Angli. Kam vetëm një objektiv: të ndihem mirë në jetën time dhe të fitoj këtu”, u shpreh Neves.

Kujtojmë se mesfushori portugez së fundmi ka rinovuar kontratën me kampionët francezë deri në verën e vitit 2031, duke konfirmuar kështu lidhjen e tij afatgjatë me klubin parisien. /Telegrafi/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›