E Hënë, 2 Nëntor 2026

Jole: Infrastruktura e digave, një nga pasuritë më të mëdha të shtetit shqiptar

TIRANË, 30 korrik/ATSH/ Prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole zhvilloi një takim me kryetarin e Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha, Arjan Jovani, si dhe përgjegjësit e fushës në njësitë e vetëqeverisjes vendore të qarkut.

Në takim u diskutua lidhur me situatën e digave në qarkun e Korçës dhe detyrimin e institucioneve respektive për administrimin e sigurtë dhe efikas të tyre.

Infrastruktura e digave është një nga pasuritë më të mëdha të shtetit shqiptar. Në qarkun e Korçës gjenden afërsisht 20% e digave në rang vendi dhe shfrytëzimi, mirëmbajtja dhe siguria e tyre është detyrim ligjor.

Në këtë qark janë nën administrim 122 rezervuarë ujëmbledhës, prej 44 prej të cilëve hyjnë te digat e mëdha.

Prefekti Jole tha gjatë takimit se, strukturat e pushtetit qendror dhe vendor, në bashkëpunim me Komitetin Kombëtar të Digave të Mëdha (KKMD), duhet të zbatojnë me seriozitet angazhimet që rrjedhin sipas Direktivës Kuadër të Ujit dhe detyrimeve ligjore të fushës përkatëse, siç është monitorimi dhe mirëmbajtja e vazhdueshme, hartimi i raporteve vjetore dhe vlerësimi rigoroz i aseteve.

1 nga 5

/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›