E Hënë, 2 Nëntor 2026

Jole: Vetëm 1️ vatër zjarri aktive në qarkun e Korçës, 40 forca në terren

TIRANË, 15 gusht /ATSH/ Në qarkun e Korçës aktualisht ka vetëm 1️ vatër zjarri aktive.

Prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole bëri të ditur sot se, nga informacioni më i përditësuar, situata e zjarrit të rënë në afërsi të Parkut Natyror të Gërmenjës prej datës 11 gusht, paraqitet relativisht më e qetë sot, por ende ka prezencë aktive të zjarrit.

“Në terren sot janë organizuar rreth 4️0️ forca nga MZSH, AdZM, policia kufitare, punonjës shërbimi të bashkisë e vullnetarë të zonës. Terreni ka vështirësi pasi kërkon afro 3 orë për të mbërritur në sipërfaqen e prekur dhe duhet shumë kujdes sepse zona ka edhe municione”, theksoi Jole.

Jole u shpreh se, po punohet prej katër ditësh për hapjen e rrugës dhe krijimin e brezave kundër zjarrit, në mënyrë që të mbahet në monitorim situata për të penguar sa është e mundur depërtimin brenda kurorës zonë të mbrojtur.

Gjithashtu, nënvizoi Jole, strukturat vendore janë në komunikim edhe me palën greke, për të koordinuar veprimet, duke shpresuar se ditën e sotme situata do të përmirësohet akoma më shumë.

Prefekti i Korçës ripërsëriti apelin për kujdes të shtuar nga të gjithë, për të shmangur situata të tilla që kërkojnë shumë energji njerëzore e shpenzime buxhetore për t’u neutralizuar.

1 nga 13

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›