Jonid Jorgji emërohet kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Këshilli i Ministrave emëroi në mbledhjen e së mërkurës Jonid Jorgjin, kryetar të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.
Emërimi erdhi me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Jonid Jorgji zëvendëson në këtë detyrë Eol Çashkun.
/e.i/j.p/