E Martë, 3 Nëntor 2026

LONDËR – BM marrëveshje për furnizimin e Ukrainës me raketa të mbrojtjes ajrore

LONDËR, 10 korrik /ATSH/ – Britania e Madhe dhe Ukraina do të nënshkruajnë sot një marrëveshje për furnizimin me raketa të mbrojtjes ajrore të prodhuara nga kompania “Thales”, njoftoi sot qeveria britanike, sipas “Reuters”.

Kievi ka kërkuar vazhdimisht nga partnerët perëndimorë të zgjerojnë mbrojtjen ajrore, pasi forcat ruse vazhdojnë të godasin qytetet ukrainase me dronë, raketa dhe bomba ajrore.

Britania e Madhe është zotuar të prodhojë raketa për mbrojtjen ajrore – në mbështetje të Ukrainës gjatë 19 viteve të ardhshme – në një projekt me vlerë 2,5 miliardë paundë.

Sipas marrëveshjes, Britania e Madhe do t’i furnizojë Ukrainën me 5 000 raketa.

“Kjo marrëveshje thekson mbështetjen tonë të vazhdueshme për Ukrainën duke forcuar mbrojtjen e tyre ajrore kundër sulmeve ruse shkatërruese me dronë dhe raketa, si dhe duke mbështetur punën jetike për rindërtimin e këtij vendi”, tha zëvendëskryeministrja britanike, Angela Rayner.

“Kjo gjithashtu do të krijojë vende pune të kualifikuara në BM – si pjesë e “Planit tonë për Ndryshim” duke forcuar industrinë tonë të mbrojtjes dhe marrëdhëniet ndërkombëtare”, shtoi Rayner.

Marrëveshja pritet të nënshkruhet gjatë Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës që po zhvillohet në Romë. /Ad.Ab./ /a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›