E Hënë, 2 Nëntor 2026

Juventus fiton kundër Napolit, Zhegrova vjen nga stoli dhe bëhet protagonist në golin e parë

Juventusi ka marrë një fitore të rëndësishme në Serie A, duke mposhtur Napolin me rezultatin 2-0 në ndeshjen e javës së 10-të. Në këtë sukses të skuadrës torineze spikati edhe Edon Zhegrova, i cili dha kontributin e tij me një asist për golin e avantazhit.

Pas një pjese të parë që u mbyll pa gola, Juventusi gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 70-të. Zhegrova shërbeu një pasim për Kerim Alajbegović, i cili e shfrytëzoi mundësinë për të kaluar bardhezinjtë në epërsi.

Napoli nuk arriti të reagonte, ndërsa Juventusi e mbylli përfundimisht llogarinë e takimit në minutën e 87-të. Këtë herë ishte Jérémie Boga që dërgoi topin në rrjetë, pas asistit të Andrea Cambiaso, duke vulosur fitoren 2-0.

Tri pikët janë të rëndësishme për Juventusin në garën e kampionatit, ndërsa për Zhegrovën asistimi përbën një kontribut të vlefshëm në një sfidë me peshë. Futbollisti nga Kosova synon të përfitojë sa më shumë nga minutat në dispozicion dhe të fitojë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në skuadrën bardhezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›