KALIFORNI – Nëntë skiatorë të zhdukur dhe gjashtë të mbijetuar pas rënies së një orteku

LOS ANXHELES, 18 shkurt /ATSH/ – Nëntë skiatorë rezultojnë të zhdukur pas rënies dje të një orteku në malet Sierra Nevada të Kalifornisë, por gjashtë të tjerë, të cilët kishin mbetur të bllokuar, janë shpëtuar, thanë autoritetet, sipas Reuters.
Orteku goditi zonën e Castle Peak në Truckee, rreth 16 kilometra në veri të Lake Tahoe duke bllokuar një grup skiatorësh.
Të shpëtuarit kanë marrë dëmtime të ndryshme, dhe dy prej tyre janë dërguar në spital për trajtim.
Nëse të gjithë nëntë skitaorët e zhdukur nuk do të mbijetojnë, incidenti do të klasifikohej si një nga incidente më vdekjeprurëse të regjistruara ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara nga rënia e një orteku.
Moti ishte i rrezikshëm për pjesën më të madhe të veriut të Kalifornisë, me paralajmërime për stuhi dimërore dhe reshje të dendura bore në lartësitë e Sierra Nevada.
Skuadrat e shpëtimit u dërguan nga Qendra e Skive “Boreal Mountain” dhe të mbijetuarit komunikuan me ta përmes sinjalit të radios dhe mesazheve të celllarëve./ /Ad.Ab./