E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Presidenca: Shprehemi vetëm pasi nisma të kthehet në ligj

TIRANË, 18 shkurt /ATSh/ Institucioni i Presidentit të Republikës reagoi sot në lidhje me nismën ligjore të propozuar nga Partia Socialiste lidhur me ndryshimin e nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale.

Në përgjigjen e bërë publike edhe për mediet, institucioni i Presidencës njoftoi se “Presidenti i Republikës nuk mund të prononcohet për nisma ligjore”.

Institucioni i Presidencën bën me dije se “shqyrtimi i tyre është kompetencë ekskluzive e Kuvendit. Presidenti e shpreh qëndrimin e tij vetëm pasi nismat shndërrohen në ligj dhe vetëm në përputhje me kompetencën që ka për shpalljen e ligjeve”.

/e.i/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›