E Martë, 3 Nëntor 2026

KANADA – Kryeministri i ri, Carney planifikon të takohet të martën me Trump

UASHINGTON, 2 maj /ATSH-DPA/- Kryeministri kanadez Mark Carney do të takohet të martën me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë – për të diskutuar tarifat dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Deklarata e tij erdhi gjatë konferencës së tij të parë për shtyp si kryeministër – pasi liberalët e tij dolën fitues në zgjedhjet parlamentare.

“Është e rëndësishme të angazhohemi menjëherë. Ky ka qenë gjithmonë qëllimi im dhe gjithashtu qëllimi i tij”, tha Carney.

Në votimin e së hënës, liberalët siguruan një mandat të katërt radhazi, një ngjarje e rrallë në politikën kanadeze.

“Presidenti Trump po përpiqet të na thyejë në mënyrë që Amerika të na zotërojë: Kjo nuk do të ndodhë kurrë, kurrë”, tha Carney në fjalimin e tij të fitores.

Trump ka kërcënuar vazhdimisht se do të aneksojë Kanadanë si shtetin e 51-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përveç kësaj, ai ka vendosur tarifa të larta për vendin fqinj në veri, ekonomia e të cilit është e ndërthurur ngushtë me atë të SHBA-së.

Konservatorët bënë fushatë duke u mbështetur në një platformë për uljen e taksave dhe shpenzimet qeveritare – por qasja populiste e udhëheqësit të tyre Pierre Poilievre dhe retorika në stilin Trump – duket se kanë shqetësuar disa votues mes tensioneve të larta me Uashingtonin. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›