KAS pranon ankimimin e PS-së: Shpallet i pavlefshëm vendimi i Celibashit për votat nga Greqia

TIRANË, 13 maj /ATSH/ Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve zhvilloi sot seancën publike për shqyrtimin e kërkesës së depozituar nga Partia Socialiste për shfuqizimin e aktit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi lidhur me mënyrën e administrimit të fletëve të votimit nga jashtë konkretisht nga Greqia, duke e konsideruar si të pavlefshëm dhe të nxjerrë në kundërshtim me ligjin.
Përfaqësuesja e Partisë Socialiste në KQZ, Elena Xhina tha se “vendimi duhet të shfuqizohet”.
“Akti nuk është nxjerrë në përputhje të dispozitave ligjore. Kërkojmë të shpallet si një akt absolutisht i pavlefshëm”, tha Xhina.
Në përfundim të mbledhjes, KAS vendosi pranimin e ankimimit të PS-së dhe konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit të KSHZ-së.
“Vendosi pranimin e kërkesës ankimore të PS-së konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit të Komisionarit Shtetëror të Zgjedhjeve për administrimin e zarfit B pjesë përbërëse e dokumentacionit të votimit nga jashtë në rastin kur ai nuk vlerësohet nga GNVJ dhe KANVVJ”, tha Ledio Braho anëtar i KAS.
/r.e/j.p/