E Hënë, 2 Nëntor 2026

KESH blen mbi 46 mijë MWh energji elektrike për periudhën 4-10 gusht

TIRANË, 5 gusht /ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka realizuar blerjen e 46,371 megavat orë (MWh) energji elektrike për periudhën 4–10 gusht, për të përballuar kërkesën në rritje dhe reduktimin e prodhimit vendas për shkak thatësirës së lartë.
KESH arriti të blejë këtë sasi energjie në tre lote.

Në lotin e parë KESH bleu 23,016 MWh energji elektrike me çmim të ponderuar 112,91 euro/MWh.

Çmimi më i lartë i kontraktuar ishte 113,99 euro/MWh, ndërsa çmimi më i ulët i kontraktuar ishte 109,89 euro/MWH.

Në lotin e dytë, KESH bleu 14.280 euro/MWh me çmim të ponderuar 107,87 euro/MWh. Çmimi më i lartë i kontraktuar ishte 108 euro/MWh, ndërsa çmimi më i ulët i kontraktuar ishte 107,77 euro/MWh.

Në lotin e tretë, KESH bleu 9,765 euro/MWh me çmim të ponderuar 109,61 euro/MWh. Çmimi më i lartë i kontraktuar ishte 113 euro/MWh, ndërsa çmimi më i ulët i kontraktuar ishte 108 euro/MWh.

Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve kanë ndikuar negativisht në prodhimin e energjisë nga kaskada e lumit Drin, burimi kryesor i energjisë hidrike në vend. Si pasojë, KESH ka ndërhyrë në tregun ndërkombëtar për të garantuar furnizimin me energji elektrike në vend.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›