“KF Tirana” ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Bledi Shkëmbi

TIRANË, 19 qershor /ATSH/ Klubi i Futbollit Tirana njoftoi sot përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi.
Sipas njoftimit zyrtar, palët kanë rënë dakord për ndërprerjen e parakohshme të kontratës së firmosur disa muaj më parë, duke mbyllur kështu marrëdhënien profesionale.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi. Pas një marrëveshjeje të ndërsjellë, palët kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin profesional. KF Tirana shpreh mirënjohjen e saj për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar nga z. Shkëmbi gjatë periudhës në drejtimin e skuadrës, dhe i uron atij suksese të mëtejshme në karrierën e tij”, thuhet në deklaratën e klubit.
Shkëmbi mori drejtimin e skuadrës kryeqytetase në një moment të vështirë dhe arriti ta udhëhiqte drejt mbijetesës në Kategorinë Superiore.
/a.f/r.e/