E Martë, 3 Nëntor 2026

KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Petrit Hysa

TIRANË, 19 qershor /ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) la sot në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Petrit Hysa.

Vendimi u mor nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare.

“Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 664, datë 24.05.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Petrit Hysa. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftim.

Prokurori i Tiranës, Petrit Hysa u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 24 maj 2023, pasi u arrit në përfundimin se kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›