E Hënë, 2 Nëntor 2026

KIEV – Rusia dhe Ukraina përfshihen në luftë dronësh

KIEV, 4 gusht /ATSH-ANSA/ – Një gjendje gatishmërie është shpallur në të gjithë Ukrainën pas ngritjes së një avioni luftarak, tip ”MiG-31K” në Rusi, raporton Ukrinform.

“E gjithë Ukraina është në rrezik nga raketat! Një MiG-31K është regjistruar duke u ngritur”, njoftoi Forca Ajrore e Kievit në Telegram.

Lufta me dronë midis Ukrainës dhe Rusisë vazhdon gjatë natës, ndërsa Zelensky bën thirrje për një takim të ri me Moskën në Stamboll.

Trenat u ndaluan këtë mëngjes në stacionin rus në Volgograd, i cili u godit gjatë natës nga një sulm me dronë ukrainas.

“Mbrojtja ajrore zmbrapsi një sulm masiv me dronë në rajonin jugor rus të Volgogradit”, tha guvernatori Andrey Bocharov.

Disa dronë u rrëzuan në fusha, duke shkaktuar zjarre në shkurre, por një zjarr më i madh shpërtheu në stacionin e trenit ”Archeda” në qytetin Frolovo.

Dritaret e ndërtesave të banimit aty pranë u shkatërruan, por infrastruktura e pasagjerëve të stacionit mbeti e paprekur.

Mbetjet e dronëve që binin shkaktuan vonesa dhe anulime trenash në rajon.

Drejtoria rajonale e Hekurudhave Ruse tha se po bën gjithçka që është e mundur për të rivendosur trafikun hekurudhor sa më shpejt të jetë e mundur./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›