KIEV – Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sërish të burgosur lufte

KIEV, 9 qershor /ATSH-AFP/ – Rusia konfirmoi se një grup i ri të burgosurish lufte u shkëmbyen sot midis Kievit dhe Moskës, siç u ra dakord javën e kaluar, gjatë një raundi të dytë të bisedimeve të paqes ruso-ukrainase në Stamboll.
“Një grup i parë i ushtarakëve rusë nën moshën 25 vjeç u riatdhesua nga territori nën kontrollin e regjimit të Kievit. Në këmbim, u transferua i njëjti numër personeli i ushtrisë ukrainase”, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë, pa specifikuar numrin e ushtarëve të shkëmbyer.
Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se shkëmbimi i ri i të burgosurve me Moskën do të vazhdojë edhe përgjatë ditëve në vijim./ a.jor.