E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KIEV – Sulme me dronë rusë, ndërsa armëpushimi treditor përfundon

KIEV, 11 maj /ATSH-DPA/ – Rusia ka sulmuar Ukrainën me dronë pas përfundimit të armëpushimit treditor, tha sot ushtria ukrainase.

Sirenat u dëgjuan në Kiev, ndërsa kryebashkiaku Vitali Klitschko u bëri thirrje civilëve të kërkojnë strehim në bunkerë, ndërsa sulme me dronë u raportuan gjithashtu mbi rajonet e Odessa, Kharkiv dhe Dnipropetrovsk.

Armëpushimi i njëanshëm i urdhëruar nga Presidenti rus Vladimir Putin gjatë përkujtimeve të 80-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore përfundoi në mesnatë (21:00 GMT të shtunën).

Të dyja palët akuzuan vazhdimisht njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit.

Sulmet e ripërtërira erdhën ndërsa Putin propozoi negociata të drejtpërdrejta me Ukrainën në Turqi për t’i dhënë fund konfliktit.

Ukraina kishte bërë thirrje më parë për një armëpushim të plotë 30-ditor nga e hëna, pasi udhëheqësit evropianë vizituan Kievin./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›