KIEV – Telefonatë Zelensky-Trump përpara bisedimeve të paqes në Gjenevë

KIEV, 26 shkurt /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky zhvilloi dje në mbrëmje një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së Donald Trump në lidhje me negociatat e ardhshme për t’i dhënë fund luftës ruse kundër vendit të tij.
“Gjatë telefonatës, negociatorët Steve Witkoff dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner, ishin gjithashtu të pranishëm”, njoftoi Zelensky në faqen e tij të internetit.
Zelensky falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndërmjetësimin e tyre në bisedimet në vazhdim, të cilat kanë përfshirë edhe Rusinë.
“Bisedimet midis SHBA-së dhe Ukrainës janë planifikuar këtë të enjte në Gjenevë”, tha Zelensky.
Zelensky tha se diskutimi u fokusua edhe në përgatitjen për takimin e ardhshëm me palën ruse dhe amerikane në fillim të marsit.
Data nuk është konfirmuar ende nga pala ruse.
Zelensky gjithashtu shprehu sërish kërkesën për një takim në nivel presidencial.
“Trump e mbështeti këtë”, tha ai.
Shtëpia e Bardhë Trump-Zelensky konfirmoi telefonatën, por fillimisht nuk dha asnjë detaj. //a.i/