KIEV – Zelensky: I panevojshëm riparimi i naftësjellësit “Druzhba”

KIEV, 24 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e konsideron të panevojshëm riparimin e naftësjellësit “Druzhba” (“Miqësia”), thelbësor për furnizimet ruse të naftës, pavarësisht presionit nga shtetet e BE-së, Hungaria dhe Sllovakia.
“Pra, për çfarë? Për ta riparuar për çfarë? Për të humbur njerëz? Dua të them, mendoj se ky është një çmim shumë i madh”, tha Zelensky në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në Kiev.
“Ushtria ruse po synon qëllimisht ekipet e riparimit”, tha Zelensky.
Ai e këshilloi kryeministrin hungarez Viktor Orbán, i cili po bllokon ndihmën e Ukrainës për shkak të mungesës së furnizimeve përmes tubacionit “Druzhba”, të drejtohet nga Moska.
“Rusia i shkatërroi këta naftësjellës disa herë”, tha Zelensky.
“Orban duhet t’i kërkojë Kremlinit një armëpushim energjetik. “Por, nuk mund të jetë kështu që, për shembull, Rusia shkatërron, Ukraina riparon”, theksoi ai.
Zelensky tha gjithashtu se nafta ruse, e cila shërben për të financuar luftën e Moskës kundër vendit të tij, nuk ka vend në tregun evropian./ a.jor.