E Hënë, 2 Nëntor 2026

KIEV – Zelensky: Koreja e Veriut po furnizon Rusinë me armë dhe po përmirëson raketat e saj

KIEV, 11 gusht /ATSH-ANSA/ – Koreja e Veriut vazhdon t’i furnizojë Rusisë armë, ndërsa përvoja e fituar gjatë luftës mund t’i mundësojë Phenianit të përmirësojë kapacitetet e veta raketore, deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale.

“Sa më shumë që ata të korrigjojnë mangësitë dhe mungesën e njohurive të tyre, aq më i madh do të jetë rreziku për Japoninë, Korenë e Jugut, Filipinet dhe vendet e tjera të rajonit”, theksoi presidenti ukrainas.

Zelensky paralajmëroi se përvoja e fituar nga Koreja e Veriut në konflikt, veçanërisht në përdorimin dhe testimin e armëve në kushte reale lufte, mund të ndihmojë Phenianin të avancojë më tej teknologjinë e tij ushtarake.

Sipas tij, kjo situatë rrit shqetësimet jo vetëm për Ukrainën dhe Evropën, por edhe për sigurinë në rajonin e Indo-Paqësorit, ku Koreja e Veriut ka prej kohësh tensione me Japoninë dhe Korenë e Jugut.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›