SHBA – Trump: Përshkallëzimi masiv ndaj Iranit mbetet një mundësi

UASHINGTON, 11 gusht /ATSH-AA/ – Presidenti Donald Trump refuzoi të thoshte se çfarë do të pasojë në bisedimet me Iranin, por la të kuptohet se SHBA-ja ruan mundësinë për të ndërmarrë një përshkallëzim të madh ushtarak.
Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha: “Do ta merrni vesh”, kur u pyet se çfarë do të pasonte raundin e fundit të negociatave, të cilin më herët e kishte përshkruar si “shansin e fundit” të Iranit përpara një veprimi të mundshëm ushtarak.
I pyetur nëse një “përshkallëzim masiv” mbetet në tryezë, Trump tha se SHBA-ja ka kapacitetin për të ndjekur një opsion të tillë nëse ai vendos ta bëjë këtë. /os/
“Ne e kemi atë mundësi nëse duam ta bëjmë”, tha Trump, duke shtuar: “Po, do ta merrni vesh”. /os/