E Hënë, 2 Nëntor 2026

KIEV – Zelensky: Përparimi i trupave ruse në Sumy ka dështuar

KIEV, 12 shtator /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodimit Zelensky tha sot se, pas disa muajsh luftimesh të ashpra, ushtria ka ndaluar një avancim rus në verilindje të vendit.

“Që nga sot, mund të themi se operacioni ofensiv rus në rajonin e Sumyt është penguar plotësisht nga forcat tona”, shkroi presidenti Volodymyr Zelenskyi në një postim në Telegram, pas një konsultimi me udhëheqjen e ushtrisë, përfshirë komandantin e përgjithshëm të ushtrisë, Olexander Syrskyi.

”Luftimet në zonat kufitare po vazhdojnë, por trupat ruse nuk janë më pozicion për të sulmuar”, pohoi Zelensky.

Në qershor, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi përsëri se ushtria ruse duhet të pushtojë një zonë tampon prej rreth 10 kilometrash në rajonin kufitar ukrainas të Sumy.

Kjo kishte për qëllim të parandalonte avancimet ukrainase, përfshirë rajonin perëndimor rus të Kurskut, siç ishte rasti vitin e kaluar.

Sipas vëzhguesve ushtarakë ukrainas, trupat ruse vazhdojnë të kontrollojnë më shumë se 200 kilometra katrorë në rajonin e Sumy.

Ukraina ka më shumë se tre vjet e gjysmë që po mbrohet nga një pushtim rus me ndihmën e Perëndimit./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›