E Diel, 1 Nëntor 2026

Publikohet videoja e vrasësit të Charlie Kirk, FBI kërkon ndihmën e qytetarëve, jep 100 mijë dollarë shpërblim

Zyrtarët amerikanë kanë lëshuar një apel urgjent për ndihmë nga publiku, ndërsa vazhdojnë kërkimet për autorin e sulmit ndaj aktivistit konservator Charlie Kirk, duke publikuar video dhe foto të reja nga vendi i sulmit në Utah.

Më shumë se 24 orë pas ngjarjes, guvernatori i shtetit, duke u shfaqur së bashku me drejtorin e FBI-së dhe zyrtarë të tjerë në një konferencë për shtyp tha se duhet sa më shumë ndihmë të jetë e mundur.

“Nuk mund ta bëjmë punën tonë pa ndihmën e publikut. Na duhet sa më shumë ndihmë. Çdo video apo fotografi që mund të keni, duhet të na e dërgoni”, tha guvernatori i Utah, Spencer Cox.

100 mijë dollarë është shpërblimi që është vendosur për këdo që do të japë informacione të vlefshme për gjetjen e autorit.

Policia amerikane beson se sulmuesi qëlloi vetëm një plumb nga një çati rreth 180 metra larg nga vendi ku ishte Kirk, duke e goditur atë në qafë.

Një video e publikuar gjatë konferencës për media shfaqi një person duke vrapuar mbi çatinë e universitetit, më pas duke kërcyer në tokë dhe duke u larguar nga kampusi drejt disa pemëve, ku gjet edhe arma e dyshuar e krimit.

View this post on Instagram

A post shared by Daily Mail (@dailymail)

Pas vrasjes së Kirkut, tensionet në SHBA janë rritur ndërsa presidenti Trump u ka bërë thirrje mbështetësve që të përgjigjen në mënyrë paqësore.

Vrasja e Kirkut është ngjarja e fundit në një sërë rastesh të dhunës politike në SHBA, veçanërisht në vitet e fundit.

Tre muaj më parë, një burrë në Minesota vrau një ligjvënëse demokrate dhe burrin e saj në shtëpinë e tyre ndërkohë brenda vitit edhe presidenti Donald Trump iu ka shpëtuar mrekullisht dy tentativave për ekzekutimin e tij./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›