E Diel, 1 Nëntor 2026

KIEV – Zelensky: Plani i paqes i SHBA-së mund të marrë në konsideratë interesat e Ukrainës

KIEV, 23 nentor /ATSH/- Ekziston një mirëkuptim se plani i paqes i propozuar nga SHBA-ja mund të marrë parasysh interesat kombëtare të Ukrainës, tha sot Zelensky në një deklaratë, sipas BBC.

“Tani, ekziston një mirëkuptim se plani i paqes i propozuar nga SHBA-ja mund të marrë në konsideratë një numër elementësh që bazohen në vizionin ukrainas dhe që janë të rëndësishëm për interesat kombëtare të Ukrainës”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Puna e mëtejshme po vazhdon për të siguruar që të gjithë elementët të jenë vërtet efektivë në arritjen e qëllimit kryesor – për t’i dhënë fund, gjakderdhjes dhe luftës”, shtoi ai.

Deklarata e Zelensky vjen ndërsa delegacioni ukrainas po takohet me delegacionet evropiane dhe amerikane, në Gjenevë për arritjen e një marreveshjeje për paqen në Ukrainë, të propozuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

“Takimi i delegacionit ukrainas me delegacionet evropiane dhe amerikane në Gjenevë ka për qëllim gjetjen e zgjidhjeve të realizueshme”, tha Zelensky. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›