E Diel, 1 Nëntor 2026

Rënia e gurëve bllokon aksin drejt Bovillës, grupet e punës në terren

TIRANË, 23 nëntor /ATSH/ Rruga që të çon drejt digës së Bovillës, në Tiranë, është bllokuar për shkak të rënies së gurëve, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura përmes një postimi në rrjetet sociale, njoftoi se “të gjitha institucionet po bashkërendojnë punën për të ndërhyrë me mjetet e duhura, për shkak edhe të rrezikshmërisë që paraqet situata”.

Siç shihet edhe nga fotot, gurë masivë janë shkëputur nga shpati i malit dhe kanë bllokuar të gjithë rrugën e kanionit të Bovillës, duke izoluar edhe disa fshatra, si Rrazë, Bruz, Bruz-Mal, Bruz-Zallë, Dushë, me Tiranën.

1 nga 3

/m.q/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›