E Diel, 1 Nëntor 2026

KIEV – Zelensky: Plani i paqes prej 20-pikësh duhet të hidhet në referendum në Ukrainë

KIEV, 29 dhjetor /ATSH/- Plani i paqes prej 20-pikësh për t’i dhënë fund luftës së Rusisë duhet të hidhet në referendum në Ukrainë, tha sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sipas “Reuters”.

Duke folur me gazetarët, Zelensky tha se një armëpushim prej të paktën 60 ditësh do të ishte i nevojshëm për të mbajtur një referendum të tillë.

Ndërkohë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thanë se ishte bërë progres në negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë gjatë bisedimeve në Florida.

Por udhëheqësi amerikan shtoi se kishin mbetur ende disa çështje shumë të vështira pa u zgjidhur.

“Patëm një bisedë thelbësore mbi të gjitha çështjet dhe e vlerësojmë shumë progresin që ekipet ukrainase dhe amerikane kanë bërë gjatë javëve të fundit”, tha Zelensky në një deklaratë në “Telegram”.

Ndërkohë, Zelensky më vonë shtoi se ekipet amerikane dhe ukrainase do të takoheshin javën e ardhshme për bisedime të mëtejshme mbi çështjet që synonin t’i jepnin fund luftës gati 4-vjeçare të Rusisë në Ukrainë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›