KIEV – Zelensky zotohet të rrisë prodhimin e armëve në Ukrainë

KIEV, 27 maj /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky planifikon të zgjerojë më tej industrinë e armëve të vendit të tij për t’u mbrojtur kundër pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë.
“Rusia duhet të jetë e vetëdijshme se të gjitha keqbërjet e saj kundër Ukrainës do të marrin përgjigje”, tha sot në mbrëmje Zelensky.
“Elementët kryesorë të nevojshëm janë dronët sulmues, interceptorët, raketat kruiz dhe raketat balistike. Ukraina duhet të prodhojë gjithçka”, theksoi ai.
“Qindra kompani në vend tashmë po punojnë për sektorin e armëve”, shtoi Zelensky.
Ai tha se qeveria po përgatit gjithashtu marrëveshje investimi me partnerët evropianë për të zhvendosur prodhimin e mëtejshëm ushtarak në Ukrainë, duke u fokusuar te armët pa pilot dhe me rreze të gjatë veprimi.
Në dhjetor, Zelensky njoftoi prodhimin masiv të droneve me motor reaktiv “Palianytsia”. Një tjetër dron raketor i quajtur “Peklo”, me një rreze veprimi prej 700 kilometrash, thuhet gjithashtu se është testuar tashmë në luftime.
Megjithatë, Ukraina mbetet shumë më e dobët ndaj Rusisë – për sa i përket armëve me rreze të gjatë veprimi. //a.i/