E Diel, 1 Nëntor 2026

KINEMA – Regjisori iranian Jafar Panahi në gjyq për aktivitete propagandistike ndaj regjimit

TEHERAN, 2 janar /ATSH-ANSA/ – Regjisori iranian Jafar Panahi, fitues i Palmës së Artë në Festivalin e fundit të Filmit në Kanë për filmin e tij “Një Incident i Thjeshtë”, do të dalë në gjyq në Iran të dielën, më 4 janar, para Degës 26 të Gjykatës Revolucionare në Teheran.

“Pasi apeloi dënimin me një vit burg të z. Jafar Panahi për aktivitete propagandistike kundër regjimit, Dega 26 e Gjykatës Revolucionare në Teheran ka caktuar datën e seancës dëgjimore për 4 janar 2026”, shkroi në X avokati i tij Mostafa Nili.

Të hënën, më 1 dhjetor 2025, e njëjta degë e kishte dënuar z. Jafar Panahi në mungesë me një vit burg dhe një ndalim dyvjeçar për t’u larguar nga vendi, si dhe një ndalim për anëtarësim në grupe ose fraksione politike dhe shoqërore, për aktivitete propagandistike kundër regjimit, sipas Mansour Jahani, një burim i pavarur iranian.

Në zemër të kësaj është realizimi i filmit “Një Incident i Thjeshtë”, një aktakuzë e egër ndaj regjimit të vendit të tij. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›