KINEMA – Zbulohet shkaku i vdekjes së aktores legjendare Diane Keaton

LOS ANXHELES, 16 tetor /ATSH/- Diane Keaton, e cila luajti në filma ikonikë si “The Godfather” dhe “Annie Hall”, vdiq nga pneumonia, njoftoi familja e saj.
Në një deklaratë për revistën “People” familja e Keaton tha se ishin shumë mirënjohës për mesazhet e jashtëzakonshme të dashurisë dhe mbështetjes që kanë marrë këto ditët e fundit.
Njoftimi për vdekjen e aktores – fituese të çmimit Oscar më 11 tetor – në moshën 79-vjeçare shkaktoi një mori homazhesh nga adhuruesit dhe figurat e njohura të Hollivudit.
“Ajo i donte kafshët e saj dhe ishte e palëkundur në mbështetjen e saj për komunitetin e braktisur, kështu që çdo donacion në kujtim të saj – për një ambient lokal ku ofrohet ushqim falas per njerëzit në nevojë ose një strehë kafshësh do të ishte një homazh i mrekullueshëm dhe shumë i vlerësuar për të”, tha familja.
Keaton u bë e famshme në vitet 1970 me rolin e saj në “Annie Hall” me regji të Woody Allen – i cili i dha asaj çmimin Oscar për aktoren më të mirë – duke nisur kështu një karrierë 10-vjeçare në kinematografi.
Ajo u njoh gjerësisht edhe për rolin e saj si Kay Adams Corleone, bashkëshortja e Michael Corleone, i luajtur nga Al Pacino, në trilogjinë “The Godfather”.
Karriera e saj 10-vjeçare në Hollywood përfshinte gjithashtu “Reds”, “Father of the Bride” dhe “Something’s Gotta Give”.
E lindur në vitin 1946 në Los Anxheles, Keaton u rrit në Santa Ana, Kaliforni.
Ajo u shkollua si aktore në Nju Jork dhe debutoi në Broadway në moshën 22-vjeçare në muzikalin “Hair”. //a.i/