E Hënë, 2 Nëntor 2026

KOKSH reagon kundër thirrjeve raciste ndaj shqiptarëve në ndeshjen Maqedoni e Veriut -Rumani

TIRANË, 5 gusht /ATSH/ Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar reagoi sot kundër thirrjeve me përmbajtje raciste ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve gjatë ndeshjes kualifikuese për FIBA World Cup, mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në qytetin e Kumanovës.

“KOKSH ka ndjekur me shqetësim episodet e shëmtuara që ndodhën gjatë ndeshjes kualifikuese për FIBA World Cup, mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në qytetin e Kumanovës, ku u dëgjuan thirrje me përmbajtje raciste ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve”, thuhet në reagimin zyrtar të KOKSH.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dënon me forcë këto episode të rënda, që prishin imazhin e vendeve, dëmtojnë fqinjësinë e mirë dhe prekin parimet themelore të kartës olimpike.

KOKSH thekson se, do të denoncojë ngjarjen në të gjitha Organizmat Olimpikë Ndërkombëtare, duke kërkuar marrjen e masave të forta ndaj çdo veprimi që prish barazinë dhe respektin në sport.

Gjithashtu, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ngre me forcë zërin për lartësimin e vlerave të olimpizmit: përsosmërisë, miqësirë dhe respektit, vlera këto nuk kanë të bëjnë vetëm me sportin; ato synojnë të zbatohen në të gjitha aspektet e jetës.

/gj.m//a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›