KOLUMBI – 80 viktima pas rrëzimit të një aeroplani ushtarak

BOGOTA, 23 mars /ATSH-AFP/ – Tetëdhjetë persona mendohen të vdekur, pas rrëzimit të një aeroplani ushtarak kolumbian.
”Një aeroplan transporti ushtarak kolumbian që transportonte trupa është rrëzuar gjatë ngritjes në jug të vendit”, tha sot ministri kolumbian i Mbrojtjes, Pedro Sánchez.
“Njësitë ushtarake janë tashmë në vendngjarje. Megjithatë, numri i viktimave dhe shkaqet e aksidentit nuk janë përcaktuar ende saktësisht”, tha ministri në X.
Aksidenti përfshinte një avion ”C-130 Hercules” dhe ndodhi në Puerto Leguízamo, një qytet në departamentin Putumayo, në kufi me Perunë.
Sánchez u ka dërguar ngushëllime familjeve të të prekurve./ a.jor.