E Diel, 1 Nëntor 2026

KOMENT – Rusia intensifikon sulmet në Ukrainë, ndërsa Trump sinjalizon fundin e afërt të luftës

KIEV, 13 maj /ATSH/- Më shumë se 100 dronë rusë goditën sot disa zona të Ukrainë, tha presidenti Volodymyr Zelenskyy, disa orë pasi një tjetër valë sulmesh ndaj zonave civile shkaktoi vdekjen e të paktën tetë personave, sipas AP.

“Rusia po vazhdon me sulmet e saj dhe po e bën këtë haptazi – duke shënjestruar qëllimisht infrastrukturën tonë hekurudhore dhe objektet civile në qytetet tona”, tha Volodymyr Zelensky në një postim në X.

Sulmet e Moskës ndaj fqinjit të saj kanë qenë të pandërprera, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin – pa dhënë prova – thanë se lufta katërvjeçare mund të ishte drejt fundit.

Sulmet gjatë natës goditën infrastrukturën e banimit dhe hekurudhore të Ukrainës, në rajonet qendrore si Dnipro dhe Kharkiv, infrastrukturën portuale në rajonin jugor të Odesas, si dhe objektet energjetike në rajonin qendror të Poltavas, sipas Zelensky.

Presidenti ukrainas tha dje se 14 rajone ishin nën sulm gjatë gjithë ditës.

“Është e rëndësishme të mbështetet Ukraina dhe të mos heshtet për luftën e Rusi. Sa herë që lufta zhduket nga titujt kryesorë të lajmeve, kjo e nxit Rusinë të bëhet edhe më e egër”, tha ai, në një referencë të dukshme ndaj vëmendjes botërore të përqendruar te lufta në Iran.

Trump dhe Putin flasin për fundin e mundshëm të luftës

Presidenti amerikan, Donald Trump tha dje se beson që Moska dhe Kievi, së shpejti do të arrinin një marrëveshje për t’i dhënë fund luftimeve.

“Fundi i luftës në Ukrainë, mendoj vërtet se është shumë afër”, u tha Trump gazetarëve ndërsa largohej nga Shtëpia e Bardhë për një samit në Pekin. “Besojeni ose jo, po afrohet”, shtoi ai.

Presidenti rus, Vladimir Putin tha në një fjalim fundjavën e kaluar se pushtimi i tij në Ukrainë mund të ishte “drejt fundit”.

Asnjëri prej liderëve nuk shpjegoi se çfarë i ka bindur për mundësinë e paqes në konfliktin më të gjatë të Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Përpjekjet diplomatike të udhëhequra nga SHBA-ja, gjatë vitit të kaluar, për t’i dhënë fund luftës kanë ngecur, pa përparim në çështje kyçe.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov sinjalizoi sot se kushtet themelore të Moskës mbeten të pandryshuara.

Putini kërkon që Ukrainë të tërheqë trupat nga katër rajonet – Donetsku, Luhansku, Khersoni dhe Zaporizhia – që Rusi i aneksoi në mënyrë të paligjshme në shtator 2022, por që ende nuk i kontrollon plotësisht.

“Në atë moment do të vendoset armëpushimi dhe palët mund të angazhohen qetësisht në negociata, të cilat në fakt do të jenë shumë komplekse dhe do të përfshijnë shumë detaje të rëndësishme”, tha Peskov.

Zelensky u zotua se do të vazhdojë presionin ndaj Moskës për të bërë lëshime në bisedime.

“Nuk po heqim dorë nga përpjekjet diplomatike dhe shpresojmë që presioni ndaj Rusisë, së bashku me negociatat në formate të ndryshme, do të ndihmojë në sjelljen e paqes”, tha ai në një fjalim në Bukuresht, para përfaqësuesve të vendeve në krahun lindor të NATO.

“Po funksionojnë sanksionet, po funksionojnë kapacitetet tona me rreze të gjatë (dronët dhe raketat), dhe po funksionon çdo formë presioni”, shtoi ai.

Ndërkohë, qeveritë evropiane po vlerësojnë mundësinë e hapjes së bisedimeve me Vladimir Putin.

Evropa për vite me radhë është përpjekur ta izolojë liderin rus dhe ka ndëshkuar vendin e tij me sanksione ndërkombëtare.

Luftimet duket se po anojnë në favor të Ukrainës

Raporti i forcave në luftë ka ndryshuar muajt e fundit. Ukraina ka kaluar nga kërkesa për ndihmë ndërkombëtare për mbrojtjen e saj, në ofrimin e ekspertizës për vendet e huaja se si të përballen me sulmet, falë teknologjisë së dronëve të zhvilluar brenda vendit.

Sulmet ukrainase me dronë dhe raketa me rreze të gjatë kanë ndërprerë objektet energjetike dhe prodhuese në Rusi, me tre rajone që raportuan sot sulme.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat e saj interceptuan dhe shkatërruan 286 dronë ukrainas mbi rajonet ruse, gadishullin e aneksuar ilegalisht të Krimesë, Detin Azov dhe Detin e Zi.

Në vijën e frontit prej 1,250 kilometrash, avancimi i ushtrisë më të madhe dhe më të pajisur të Rusi është ngadalësuar çdo muaj që nga tetori, sipas Institutit për Studimin e Luftës.

Ofensiva pranverore e Rusisë ka dështuar, me forcat ruse që regjistruan humbje neto territori muajin e kaluar për herë të parë që nga viti 2024, tha institut me seli në Uashington. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›