E Hënë, 2 Nëntor 2026

KPA konfirmon në detyrë prokurorin Gentian Habazaj

TIRANË, 17 tetor /ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit, (KPA) vendosi sot që të lejë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), duke konfirmuar në detyrë prokurorin e Tiranës, Gentian Habazaj.

KPA rrëzoi ankimin Komisionerit Publik kundër vendimit të KPK-së, në të cilin Gentian Habazaj u konfirmua në detyrë më 31 janar 2024.

Vendimi në KPA u mor nga trupi gjykues i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë.

Prokurori Gentian Habazaj e ka filluar karrierën e tij në Prokurorinë e Durrësit në vitin 2009 dhe që nga viti 2010 e ushtroi detyrën në prokurorinë e Beratit e në Tiranë. Aktualisht është i komanduar si këshilltar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

/m.q/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›