E Martë, 3 Nëntor 2026

KQZ: Kukësi mbyll numërimin e votave të diasporës për subjektet dhe kandidatët

TIRANË, 18 maj /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur sot përmes një njoftimi, se në qarkun Kukës ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”).

Më tej, në njoftim thuhet se ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit nga jashtë (Greqi) për subjektet zgjedhore në qarqet: Durrës, Tiranë, Shkodër, Dibër dhe Lezhë.

Sipas KQZ-së, ende vijon procesi i numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit nga jashtë (Greqi) për subjektet zgjedhore në qarqet: Korcë, Gjirokastër, Vlorë, Elbasan dhe Berat.

KQZ njofton gjithashtu se ka filluar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) në qarqet: Durrës, Tiranë, Shkodër, Fier, Lezhë dhe Dibër.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›