KQZ: Përfundon numërimi i votave nga jashtë për kandidatët në 8 qarqe

TIRANË, 19 maj /ATSH/ Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve njoftoi sot se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) në 8 qarqe në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Përkatësisht numërimi ka përfunduar në qarqet Kukës, Shkodër, Dibër, Durrës, Fier, Tiranë, Berat dhe Lezhë.
Gjithashtu, KQZ bëri të ditur se, vijon numërimi dhe vlerësimi votave për kandidatët që i janë nënshtruar votimit parapëlqyes në 4 qarqe Elbasan, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë. /j.p/
1 nga 2