E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat për armëpushim

UASHINGTON, 19 maj /ATSH-AFP-ANSA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi sot se Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat për një armëpushim pas telefonatës së tij me homologun e tij rus, Vladimir Putin, të cilën ai e quajti një bashkëbisedim ”shumë të mirë”.

”Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat për një armëpushim dhe, më e rëndësishmja, për t’i dhënë fund luftës”, tha presidenti amerikan në rrjetin e tij Truth Social.

“Le të fillojë proçesi i dialogut!”, theksoi ai në mesazh.

”Negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës do të fillojnë menjëherë. E njoftova presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministren italiane Giorgia Meloni, kancelarin gjerman, Friedrich Merz dhe presidentin e Finlandës, Aleksandër Stub”, shtoi Trump.

”Vatikani ka shprehur interes për të pritur bisedimet”, theksoi ai./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›