KQZ: Përfundon numërimi i votave nga jashtë për partitë, vijon numërimi për kandidatët

TIRANË, 18 maj /ATSH/ Numërimi i votave të diasporës për subjektet politike ka përfunduar në të gjithë vendin.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit nga jashtë për subjektet zgjedhore ka përfunduar në qarqet: Durrës; Tiranë; Shkodër; Dibër; Lezhë; Fier; Vlorë; Elbasan; Berat; Gjirokastër, Korçë dhe Kukës.
“Procesi i numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit nga jashtë për subjektet zgjedhore”, njoftoi KQZ.
KQZ bëri me dije se “ka filluar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) në qarqet: Durrës; Tiranë; Shkodër; Fier; Lezhë; Dibër; Elbasan; Vlorë; Berat; Gjirokastër”.
Sipas KQZ-së për qarkun Kukës ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë edhe për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”).
/a.f/