KQZ: Përmbyllet numërimi në të gjitha komunat e Kosovës

PRISHTINË, 13 qershor /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka përfunduar mbrëmjen e të shtunës procesi i verifikimit dhe numërimit të votave në të gjitha 38 komunat e Kosovës, duke përfshirë gjithsej 2498 vendvotime.
Tashmë, procesi po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku mbeten për t’u numëruar votat nga diaspora me postë, votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.
Sipas KQZ-së numërimi i votave me postë ka nisur dje dhe deri më tani janë numëruar 36 për qind pre tyre.
Deri tani nga rezultatet paraprake, Vetëvendosja ka fituar 44,47% ose 323.287 vota (50 deputetë), PDK është renditur e dyta 20,59% ose 149.646 vota (23 deputetë). LDK e treta me 17,27% ose 125.512 vota (19 deputetë), dhe e katërta AAK-ja me 7% ose 50.889 vota (8 deputetë). /KosovaPress/