E Hënë, 2 Nëntor 2026

KQZ i përgjigjet postës për pagesën: Nuk paguajmë pa vërtetuar nëse e keni kryer siç duhet shërbimin

Pak ditë pasi kompania postare DHL i kujtoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pagesën e shërbimit që mundësoi votën e diasporës, Komisioni refuzon të paguajë faturën dhe kamatëvonesat.

Përmes një shkrese, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaron se 9 milionë eurot do të paguhen vetëm pasi të verifikohet cilësia e shpërndarjes se fletëve të votimit tek qytetarët jashtë vendit.

Ai gjithashtu kërkon që DHL-ja të tërheqë kamatëvonesat dhe sugjeroi një takim për të mbyllur kontratën.

KQZ-ja shpjegon se nuk ka mundur të kontrollojë deri tani nënshkrimet e 200 mijë votuesve për shkak të angazhimeve me proceset e tjera zgjedhore në funksion të 11 majit.

Gazetare: Jonida Omeri

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›