KQZ shpall rezultatin per Lezhen, PD merr 4 deputete Rozeta Rapushi
Miratimi i tabelave te rezultateve per zgjedhjet e 23 qershorit ne Qarkun e Lezhes ka ndryshuar dhe ndarjen e mandateve mes koalicioneve ne kete zone zgjedhore. Ndryshe nga shifrat paraprake te bera publike, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi dje tabelen e rezultateve te zgjedhjeve te 23 qershorit per kete qark, duke u bazuar ne tabelat origjinale te 248 qendrave te votimit, ndersa per 10 qendrat e KZAZ-se 13, me tabela rezultatesh jo origjinale, rezultati u perpilua ne baze te te dhenave te sistemit elektronik te KQZ-se. Nga rezultati i ri i perllogaritur ne KQZ dhe i miratuar me kater votat e anetareve te pranishem, rezulton fitues me kater mandate deputetesh, koalicioni i djathte, Aleanca per Punesim, Mireqenie dhe Integrim (APMI) dhe zbret ne tre numri i mandateve te Aleances se majte per Shqiperine Evropiane (ASHE). Menjehere pas mbledhjes, perfaqesuesi i Partise Socialiste ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, Genc Gjoncaj deklaroi se do ta ankimoje vendimin per kete rezultat ne KQZ, por edhe ne Kolegjin Zgjedhor.
DEBATET
Pas mungeses se tabelave origjinale te rezultatit te votimit ne dhjete qendra votimi ne KZAZ-ne 13 ne Lezhe, PD dorezoi dje ne KQZ kopjet kimike te tabelave te rezultateve. Menjehere perfaqesuesit ligjore te LSI-se ne KQZ, Ilirjan Muho dhe te PS-se Genci Gjoncaj, e quajten veprimin teresisht te paligjshem. “Jeni ne shkelje te ligjit, nese perdorni kete menyre”, u shprehen ata. Por, keto pretendime u hodhen poshte nga kater anetaret e KQZ, te cilet thane se problemet ne keto qendra votimi, ishin te dukshme. “Kemi mosrakordim per 10 Qendra Votimi qe nuk ka tabela origjinale. Keni mundesine te beni kontrollin. KQZ do miratoje tabelen permbledhese per zonen e qarkut Lezhe me shifrat e korrigjuara mbeshtetur ne 248 dhe per 10 QV, mbi bazen e te dhenave elektronike”, - sqaroi Lleshi. Menjehere, Gjoncaj kerkoi zbardhjen e vendimit te marre, duke theksuar se PS do ta ankimoje ne Kolegjin Zgjedhor.
NDRYSHIMI
Me vendimin e marre dje nga KQZ per rezultatet ne Qarkun e Lezhes, PD do te kete kater deputete ne Kuvend nga ky qark, sic ka pasur gjithnje. Me konkretisht, Aldo Bumcin, Gjovalin Kadeli, Albina Deda dhe deputetin e shtuar me vendimin e djeshem te KQZ, Vasil Bicaj. Nderkohe qe ndryshon raporti ne kampin e majte. Me vendimin e djeshem te komisionit, humb mandatin e deputetit te deklaruar me pare, kandidati i trete ne listen e Partise Socialiste, Arben Ndoka. Kjo pasi koalicionit te majte ju dhane tre mandate, dy PS-se, Mimi Kodheli dhe Armando Prenga dhe nje LSI-se, Monika Kryemadhi. Por ky rezultat do te ankimohet dhe fjalen e fundit, se si do te jete ndarja e mandateve ne Lezhe, do e thote Kolegji Zgjedhor.
VENDIMI
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje me kater votat e anetareve te pranishem, tabelen perfundimtare te qarkut te Lezhes, vendim qe ndryshoi edhe raportin e mandateve te ketij qarku, ku mandati i katert i se majtes, i kaloi koalicionit te udhehequr nga Partia Demokratike.
Lezhe, PD 4 mandate, PS 2 dhe LSI nje
Me vendimin e marre dje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndryshoi rezultati i zgjedhjeve te 23 qershorit ne Qarkun e Lezhes. Nga shumice, me kater mandate, e majta kaloi ne pakice ne kete qark. Per rrjedhoje, PS do te kete sipas KQZ, dy deputete dhe LSI 1. Ndersa e djathta, ruajti numrin qe ka pasur gjithnje ne kete qark, prej kater deputetesh. Ky eshte vendimi i KQZ-se, nderkohe qe pritet pas ankimimit te Partise Socialiste mbi kete rezultat, qe vendimin perfundimtar ta jape Kolegji Zgjedhor, institucion qe do te ndaje edhe mandatet e deputeteve ne te gjithe vendin.
Ndoka: Rezultati i perkohshem, do e ankimojme ne Kolegjin Zgjedhor
Kandidati i PS-se ne qarkun e Lezhes, Arben Ndoka, i cili me vendimin e djeshem te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve rezulton se nuk merr mandatin e deputetit ne kete qark, tha dje se ndryshimi i rezultatit eshte i perkohshem, pasi ceshtja do te ankimohet ne Kolegjin Zgjedhor. Sipas Ndokes, socialistet do t’i shkojne deri ne fund kesaj ceshtje, duke pretenduar se kane argumente bindese per rikthimin e mandatit tek koalicioni i majte. “Ky ndryshim i rezultatit eshte i perkohshem, sepse ne kemi argumente qe hedhin poshte pretendimet. I garantoj votuesit qe nuk do t’i zhgenjej, do t’i shkoj deri ne fund kesaj historie. Kolegji Zgjedhor do te jete i qarte persa i perket argumenteve qe ne do paraqesim dhe kam bindjen se mandati do t’i kthehet PS-se. Anetaret e KQZ-se te mos kalojne ne rolin e organit te akuzes. Procesverbalet e KZAZ-se nuk jane false, por origjinale”, - deklaroi dje Ndoka pas vendimit te marre nga KQZ per rezultatet e qarkut te Lezhes.