E Diel, 1 Nëntor 2026

Kacin Shqiperia prane integrimitnese permbush 12 kriteret

Parlamentin Europian e sheh rivendosjen e dialogut politik ne Shqiperi si nje sinjal pozitiv.

Sipas zevendes kryetarit te grupit per Europen Juglindore Jelko Kacin Brukseli eshte i gatshem ti ofroje Shqiperise nje mundesi per te kompensuar shpejt kohen e humbur por kjo do te arrihet vetem nese klasa politike ne Shqiperi ofron rezultate konkrete te bashkepunimit per reformat europiane.

Perplasjet midis dy blloqeve kryesore politike ne Shqiperi qe e moren peng vendin per dy vjet ishin kundraproduktive dhe nuk e ndihmuan aspak Shqiperine. Lideret politke duhet te jene te kuptojne se perpalsjet individuale dhe personale nuk e forcojne kredibilitetin e tyre dhe demtojne te ardhmen e Shqiperise. Kur flasim per Shqiperine behet fjale se pari per qytetaret e Shqiperise ndaj nevojitet me shume prosperitet dhe konsolidim i dialogut politik u shpreh eurodeputeti Jelko Kacin. Flamuri shqiptar eshte kuq e zi por politikisht jo gjithcka eshte kuq e zi ne Shqiperi. Duhen me teper ngjyra. Ne duam nje ngjyre te gjelber apo te verdhe pra nje ylber ngjyrash politike. Une kam vendosur qe te marr pjese takimin e ardhshem me palen shqiptare pasi dua te mbeshtes ata qe mendojne per te ardhmen e Shqiperise dhe jo te hakmerrem per te shkuaren.

Per Kacin kjo duket gati nje mrekulli por se bashku me shtete te tjera te rajonit Shqiperia mund ta shohe veten me afer BE-se ne qershor nese zbatohen 12 rekomandimet e KE-se.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›