E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli shpreh ngushellimet per vdekjen e Nina Mules

Mesazheve ngushelluese per famljen Mula pas ndarjes nga jeta te sopranos se mirenjohur shqiptare Nina Mula i eshte bashkuar edhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Permes nje deklarate te postuar ne faqen zyrtare te Kuvendit ajo shpreh hidherimin e saj per kete ngjarje.

Sot e gjithe Shqiperia humbi muzen e Valsit te lumturise artisten e madhe me te cilen eshte krenuar dhe do te krenohet gjithnje. Arti shqiptar humbi sopranon me nje ze te rralle. - thuhet ne deklarate. Topalli theksoi dashurine e sopranos per vendin tone ndonese ishte me gjak te huaj.

Zeri i saj heshti sot por ky ze mbetet i pavdekshem sepse Nina do te mbahet mend perjete me admirim si artistja me gjak rus qe e deshi aq shume Shqiperine e shqiptaret dashuri te cilen e percolli me aq emocion pemes vokalit te saj te mrekullueshem.
Nina u nda sot nga ne por la pas nje pasuri te madhe muzikore unike sic ishte ajo vete.- u shpreh Kryejtaja e Parlamentit.

Sopranoja Nina Mula u nda nga jeta mengjesin e sotem ne moshen 80-vjecare si pasoje e nje semundje te rende.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›