E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaja Kallas vjen nesër në Tiranë, shefja e Politikës së Jashtme të BE-së tur në Ballkanin Perëndimor

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka nisur vizitën e parë që nga marrja e detyrës në Ballkanin Perëndimor.

Kallas vjen të martën në Tiranë ku do të takohet me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama me të cilin do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp.

Kallas do të takohet edhe me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu me të cilët do të hapë  dialogun e parë BE-Shqipëri për sigurinë dhe mbrojtjen. Ndërkohë teksa këtë të hënë vizitoi Malin e Zi, Kallas foli për Kosovën dhe Serbinë dhe procesin ë ngecur të dialogut mes tyre.

“Ajo çfarë po bëjmë këtë muaj është analizimi së bashku me të dërguarin e BE-së për dialogun, Peter Sorensen. Çfarë është me rëndësi për neve është normalizimi i marrëdhënieve, sepse pa këtë asnjë nga vendet nuk mund të ecë përpara ne rrugën drejt BE-së”, tha Kaja Kallas.

Kallas nuk dha më shumë hollësi se cilat mendon që ishin gabimet apo çfarë nuk ka shkuar deri tani në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku. Prishtina dhe Beogradi nuk do të jenë pjesë e turit ballkanik të kryediplomates europiane. Pas takimeve në Tiranë,  zyrtarja e lartë do të vizitojë vetëm Bosnjën e Hercegovinën./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›