E Diel, 1 Nëntor 2026

Kalaja e Gjirokastrës, rritet numri i turistëve – Mbi 11 mijë vizitorë në tre muajt e parë të vitit

Kalaja e Gjirokastrës vijon të mbetet një nga asetet më të frekuentuara nga turistët vendas dhe të huaj. Vizitorë nga vende të ndryshme të botës, por edhe shqiptarë nga të gjitha trevat, ndalen për të eksploruar historinë, arkitekturën dhe panoramën unike që ofron ky monument i rrallë.

“Më pëlqen shumë kalaja, pamja nga lart është e mrekullueshme është një vend që duhet vizituar patjetër”, u shpreh një turist.

“Është hera e parë që vijmë në Gjirokastër dhe jemi shumë të impresionuar do tua rekomandonim të gjithëve ta vizitonin”, tha një tjetër turiste.

Drejtori i DRTK-së, Ardis Duka, thekson se fluksi i vizitorëve ka ardhur në rritje ku nga janari e deri tani ka pasur 11 mijë e 500 turistë. Ndërsa puna vijon për përmirësimin e kushteve dhe promovimin e mëtejshëm të kalasë.

“Gjatë kësaj periudhe kohe ka pasur rreth 11.500 vizitor dhe do thoja është një shifër e konsiderueshme. Vazhdojmë përgatitjet duke ruajtur sigurinë”, u shpreh Duka.

Kalaja e Gjirokastrës mbetet një pikë referimi për turizmin kulturor, duke tërhequr çdo vit mijëra vizitorë dhe duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin ekonomik të zonës.

Gazetare: Enkeleda Domeri

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›