Kalemaj: Lufta sot është për kontrollin e mineraleve të rralla

Politologu Ilir Kalemaj ka komentuar zhvillimet gjeopolitike, duke theksuar se rivaliteti mes superfuqive është përqendruar tek mineralet e rralla, burime strategjike që përcaktojnë fuqinë e së ardhmes.
Deklaratat e Kalemajt lidhen me zhvillimet e fundit, ku Presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer idenë e tij të diskutueshme për aneksimin e Groenlandës, territor i Danimarkës.
I pranishëm në studion e emisionit “3D” në RTSH, Kalemaj tha se kush kontrollon mineralet e rralla, kontrollon edhe teknologjitë e avancuara.
“Groenlanda është interesante tani, është interesante për luftën që po bëhet mes 2 superfuqive për mineralet e mineraleve të rralla. Kina sot kontrollon 75% të tyre, edhe burimet e në territori e saj edhe ato nga Mianmari, Birmania deri në Sri Lanka dhe sot e gjithë lufta bëhet se kush do kontrollojë mineralet e rralla sepse kush kontrollon mineralet e rralla, natyrisht kontrollon inteligjencën artificiale, kontrollon fuqinë e së ardhmes”, tha Kalemaj.
/rtsh.al/