E Martë, 3 Nëntor 2026

Kallas: BE gati të mbështesë Kosovën, liderët politikë ta kenë prioritet të ardhmen e vendit

PRISHTINË, 22 maj /ATSH/ Formimi i institucioneve të reja, Kuvendit dhe Qeverisë, është i rëndësishëm për rritjen ekonomike të Kosovës dhe të ardhmen e saj evropiane, tha sot në Prishtinë kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas në një konferencë për media.

Ajo tha se Bashkimi Evropian është gati të mbështesë Kosovën, por liderët politikë duhet të ketë prioritet të ardhmen e vendit.

Duke folur mbi heqjen e sanksioneve të vendosura në qershor 2023, Kallas tha se nevojitet mospërshkallëzimi i situatës në veri.

Kallas ka kërkuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›