E Diel, 1 Nëntor 2026

Kallas: Të merret seriozisht lufta kundër korrupsionit, paratë e tatimpaguesve të shkojnë aty ky duhet! Rama: BE na duhet për të siguruar barazinë para ligjit

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas gjatë konferencës së përbashkët që zhvilloi me kryeministrin Edi Rama në ambientet e kryeministrisë u pyet nga gazetari i Vizion Plus Ermal Qori për Reformën në Drejtësi.

-BE ka qenë një mbështetës i Reformës në Drejtësi dhe progresit që pritet sa i takon luftës së korrupsionit. Si vlerësohet nga ju e gjithë arritja që është bërë deri tani duke vendosur para drejtësisë edhe funksionarë të lartë?

Përfaqësuesja e BE-së tha se është e rëndësishme që lufta kundër korrupsionit të merret seriozisht dhe taksat e qytetarëve të shkojnë aty ku duhet.

Kallas: Po, reformat e BE-së kanë disa faza. Së pari është miratimi i reformave dhe më pas zbatimi. Më pas është edhe pjesa e gjyqësorit. Kjo është shumë e rëndësishme për qytetarët që të shikojnë që të gjithë po e marrin seriozisht luftën kundërr korrupsionit. Paratë e tatimpaguesve të shkojnë aty ky duhet të shkojnë.

Ndërsa kryeministri Rama u pyet nga gazetari Qori a janë arritur objektivat kryesore me funksionin që ka pasur SPAK dhe a pret më tepër nga kjo Prokurori. Kryeministri Rama tha se është hera e parë që në vitin 1912 që në Shqipëri po shkojnë para drejtësisë edhe persona të veshur me pushtet politik. Ai theksoi se është e rëndësishme që vendi të integrohet në BE sepse vetëm kështu mund të garantohet barazia para ligjit dhe kjo barazi të mos varet më nga vullneti i forcave politke.

Rama: më 16 maj do vijnë gjithë udhëheqësit e kontinetit demokratik evropian, që nga Britania, Suedia, Turqia, për të trajtuar temat e këtij samitit të radhës. Kjo është diçka e jashtëzakonshme për Shqipërinë, ka një aryse pse ndodh në Shqipëri. Besoj se është një vlerësim shumë i madh dhe një përgjegjësi shumë  e madhe për ne si aktorë në këtë rajon. BE nuk është thjesht çështje investimesh. Për ne, për mënyrën se si e kemi kërkuar Evropën, është një çështje lirie, barazie para ligjit, ne nuk kemi pasur asnjëherë barazi para ligjit. Në vitet e fundit jemi duke bërë një ushtrim të panjohur për vendin tonë. Që në 1912 kur kemi shpallur shtetin e pavarur nuk kemi pasur ansjë rast që një person i veshur me pushtet politik të jetë hetuar dhe gjykuar në mënyrë të pavarur. Sot jemi duke vendosur themelet e barazisë para lijit. Na duhet hyrja në BE në radhë të parë për këtë, që barazia para ligjit mos varet nga vullneti i një qeverie, por të jetë një normë e panegociueshme. Aleanca me BE është një garanci absolute për këtë, sepse BE ka të gjitha dijet dhe instrumentet për të na mundësuar një proces që pa BE do ishte i pamundur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›