Kampe refugjatësh në Kosovë? The Times: Britania e Madhe do të negociojë me vendin ballkanik

Pas refuzimit nga Shqipëria , kryeministri britanik Keir Starmer do ti kërkoj Kosovës të pranoj ngritjen e kampeve të emigrantëve. Kështu ka bërë me dije Gazeta e njohur britanike “ The Times”.
Sipas artikullit Shteti i Ballkanit Perëndimor është përfshirë në një listë të ngushtë prej nëntë vendesh të përzgjedhura nga ministrat dhe zyrtarët si destinacione të mundshme për ngritjen e qendrave jashtë territorit britanik, ku do të dërgohen azilkërkuesit që janë refuzuar dhe kanë ezauruar të gjitha rrugët ligjore të apelimit në Mbretërinë e Bashkuar.
Po ashtu presidentja e vendit Vjosa Osmani ka deklaruar më herët se vendi i saj është i hapur” për bisedime mbi një marrëveshje të mundshme për të pranuar azilkërkuesit nga Britania, por diskutimet formale ende nuk kanë nisur.
Kosova shihet si një vend i përshtatshëm për shkak të pozitës së saj gjeografike përgjatë rrugëve që ndjekin emigrantët ilegalë drejt BE. Sipas të dhënave nga Frontex,
mijëra emigrantë kalojnë çdo vit përmes Ballkanit Perëndimor.
Qeveria britanike synon të bëjë përparime në këtë drejtim deri në vjeshtë, kur në Londër do të mbahet një takim i liderëve të Ballkanit Perëndimor me fokus emigracionin ilegal.
Kryeministri britanik Keir Starmer është nën presion pasi nuk po mund të ndali numrin në rritje të emigrantëve që mbërrijnë me gomone. Deri tani janë regjistruar 13,573 emigrantë me gomone – një rekord që përfaqëson një rritje prej 37% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
/vizionplus.tv