E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksploziv lokalit në Berat, sulmi besohet se ishte paralajmërim për djalin e pronarit të biznesit

Një sasi eksplozivi është hedhur gjatë natës në një lokal në lagjen ‘Çlirimi’ në qytetin e Beratit.

Tritoli shpërtheu në orët e para të mëngjesit, në biznesin në pronësi të Sali Fetiut, duke tronditur banorët e zonës.

Sipas policisë, sasia e lëndës plasëse ishte e vogël dhe fatmirësisht shkaktoi vetëm dëme materiale. Ndërkohë, lokali prej 2 vitesh ka qenë i mbyllur.

Dyshohet se sulmi me tritol ishte një paralajmërim për djalin e pronarit të lokalit, 37-vjeçarin Asllan Fetiu. Ky i fundit, në muajin mars ka plagosur me thikë një klient 85-vjeçar.

Burimet policore bëjnë me dije se plagosja e dy muajve më parë nuk është pista e vetme ku po hetohet, por po verifikohet gjithashtu edhe prishja e pazareve të drogës.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›